Lajme

Haradinaj: I dhamë përkrahje mocionit të LDK-së, për rrëzimin e Kurtit

03/19/2020 12:31
nga:Norë Kelmendi

Pas takimit të kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt me kreun e LDK-së, Isa Mustafën, Haradinaj tha se AAK-ja ka vendosur ti japë përkrahje mocionit të LDK-së për rrëzimin e qeverisë Kurti.

“I dhamë përkrahje mocionit për rrëzimin e qeverisë Kurti. Unë nuk besoj që ndonjëherë ka pasë ndonjë qeveri kaq konfliktuoze”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka thënë që Qeveria Kurti jo vetëm që do të jetë më jetëshkurtër, por edhe më e dëmshmja për Kosovën.

“Është një situatë jo e lehtë, ne i dhamë përkrahjen LDK-së. Mbajtja pezull nuk është me dobi. Kemi qenë pro mocionit, do të kemi edhe takime tjera ditëve në vijim. Përkrahje do t’i japim. Nuk e di çka të them për Qeverinë teknike është herët të flasim. Opozita voton pro, qeveria Kurti e ka hequr taksën por e ka hequr në mënyrë më të keqe të mundshme”.

“Kemi përcjellë me vëmendje s’besoj që Kosova ka pasë ndonjëherë Qeveri më konfliktuoze. Jemi në situatë të vështirë  dhe është një lloj dezertimi i Kurtit, prej temave kryesore të vendit. E ka hequr taksën pa negociuar me Amerikën”.

AAK mbështet mocionin e LDK- së për rrëzimin e Qeverisë

03/31/2020 09:08

​Haradinaj: Jemi gëzuar kur e kemi rrëzuar Kurtin nga Qeveria!