Lajme

Ramush Haradinaj i bën thirrje publike Kurtit: Të mos largohet taksa pa njohje

02/23/2020 10:43
nga:E Sh

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i bën thirrje publike Albin Kurtit, kryeministrit aktual, dhe partnerëve të tij qeverisës që mos të largohet taksa.

Haradinaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook deklaroi se pushtetet nuk janë asgjë kur është në pyetje ruajtja dhe mbrojtja e sovranitetit të vendit

“Kosova nuk ka asnjë garancë se heqja e taksës 100% për produktet e Serbisë e sjellë Marrëveshjen Finale për njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”.

“Sot, Serbia vazhdon të armatoset nga Rusia me pajisjet me të reja ushtarake, ndërsa Qeveria Kurti premton heqjen e taksës duke siguru pushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia”.

“I bëj thirrje publike Kurtit dhe partnerëve të tij qeverisës që mos të hiqet taksa pa njohje. Pushtetet nuk janë asgjë kur është në pyetje ruajtja dhe mbrojtja e sovranitetit të vendit. Tregu vetëm për njohje”, ka shkruar Haradinaj.

Kosova nuk ka asnjë garancë se heqja e taksës 100% për produktet e Serbisë e sjellë Marrëveshjen Finale për njohjen…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Dimanche 23 février 2020

03/27/2020 23:50

Ramush Haradinaj: Shefi i kabinetit të kryeministrit, ka tri shtëpi në lagjen Marigona, dy prej tyre flitet se janë të Kurtit