Lajme

Haradinaj homazhe te pllaka përkujtimore për viktimat e familjes Berisha

03/26/2019 15:58
nga:A. R.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore për viktimat e familjes Berisha në qytetin e Suharekës dhe ka vizituar vendin ku është kryer masakra në mars të vitit 1999.

Më këtë rast, Haradinaj ka takuar të mbijetuarit e kësaj masakre, Shyhrete Berisha, Vjollcë Berisha dhe Gramos Berisha, të cilëve u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta në emër të tij dhe të Qeverisë, duke thënë se Qeveria e vendit do të jetë pranë tyre.

Kryeministri Haradinaj gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe dhe ka marrë pjesë në tubimet përkujtimore në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël.

04/20/2019 10:18

Zyrtare: Kaq persona u arrestuan mbrëmë nga Policia e Kosovës, si luftëtarë të ISIS-it