Kryetari i AAK-së, Ramush Hardinaj, në Ditën Kundër Korrupsionit ka patur kritika të ashpra ndaj qeverisë Kurti duke thënë se ‘kanë kaluar pesë vjet dhe askush nuk është në burg, por po aq pesë vjet ka që nuk ka ditë pa dalë ndonjë aferë korruptive”.
Tutje, ai thotë se “Dubrava nuk ka kate të mjaftueshme për këta të korruptuar. Ju vjen dita’ mbylli postimin Haradinaj raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
Sot shënohet Dita Botërore Kundër Korrupsionit , pikërisht në kulmin e korrupsionit në vendin tonë. Në pushtet kanë ardhur me këtë kauzë, “Do ta luftojmë korrupsionin”. Kanë kaluar pesë vjet dhe askush nuk është në burg, por po aq pesë vjet ka që nuk ka ditë pa dalë ndonjë aferë korruptive, në të katër anët dhe kudo që ka prekur ky pushtet në krye.
Çdo ditë nga një dosje e re. Është e vërtetë që Dubrava nuk ka kate të mjaftueshme për këta të korruptuar. Ju vjen dita.


