Lajme

Haradinaj godet PDK’në: Sikur në opozitë, si në Qeveri jam kundër Speciales

12/23/2017 15:13
nga:A. R.

Ramush Haradinaj ka thënë se të gjithë e kanë kuptuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ndryshon qëndrim as kundër Gjykatës Speciale kur të ndërron pushtetin.

Ka thënë se AAK mbetet kundër Gjykatës Speciale.
Në të njëjtën kohë, ai ka thënë se do të respektojë çfarëdo vendimi

Ramush Haradinaj ka mbledhur sot zyrtarët e AAK’së për t’iu treguar qëndrimin e tij kundër Gjykatës Speciale. Ka thënë se të njëjtin qëndrim e kishte edhe në kohën kur ishte në opozitë.

“Çka i kemi thënë po në opozitë i themi po në pushtet. Nuk i ndërrojmë qëndrimet kur të ndërrojmë pozicionet. Krejt e kanë kuptu këtë”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkohë, ka thënë se çfarëdo vendimi që do të marrë Parlamenti do ta zbatojë.

“Kosova nuk i ik drejtësisë e as obligimeve”, ka thënë Haradinaj, në mbledhjen partiake.

“Ideja e një pjese të deputetëve për me shfuqizu ligjin për Gjykatën Speciale. Unë nuk kam koment në këtë sepse ata janë të zgjedhurit e popullit. Edhe sikur të kishin votuar dje për shfuqizimin e saj për ish kanë një ligj që duhet respektuar sepse kur voton parlamenti për Qeverinë është ligj”, ka shtuar ai.

“Aleanca nuk bënë asnjë teme lojë në partnerit te në koalicion çdo herë do të jem i sinqertë me partnerët, edhe më opozitën edhe më të gjithë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se nëse nuk e shfuqizon Specialen atëherë mbetet në fuqi kjo Gjykatë.

“Është e padrejtë për Kosovën. Ia rëndon imazhin ndërkombëtar”, ka shtuar ai.

Ndryshe, mbrëmë, 43 deputetë kanë kërkuar shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, por kanë dështuar pasi Kryesia e Parlamentit s’ka pasur kuorum për të vazhduar procedurën më tutje. Kundër kësaj nisme kanë dalë LDK e Vetëvendosje.
Pas kësaj nisme kanë qëndruar Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj, të cilët mund të jetë të akuzuarit potencial të kësaj Gjykate, e themeluar për t’i hetuar pretendimet e Dick Martyt, i cili bën përgjegjës udhëheqësit e UÇK’së për krimet në luftë e pasluftës, shkruan Express.

Kuvendi i Kosovës mbrëmë është përfshirë në një situatë të jashtëzakonshme, kur 43 deputetë kishin nënshkruar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të zhbëhej Gjykata Speciale. Shumë nga këta deputetë nënshkrues sot thanë se nuk e kanë ditur se për çfarë po nënshkruajnë dhe se janë mashtruar.