Lajme

Haradinaj: Gani Dreshajt iu vodh fitorja, por do të fitoj drejtësia!

12/27/2017 19:05
nga:A. R.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se Gani Dreshajt i është bërë një padrejtësi e madhe në garën për Istogun. Haradinaj është i bindur se Dreshajt i është vjedhur fitorja në tavolinë.

“Ne nuk do të ndalemi në garën për Istogun. Tashmë nuk është në pyetje nëse do të fitoj Gani Dreshaj, por duhet të fitojë drejtësia. Sot Gjykata Supreme na e refuzoi ankesën, por unë nuk e di nëse ata i kanë lexu letrat e ankesës. Janë 56 qytetarë të ri të Istogut që Kushtetuta ua mundëson me votu, por kjo s’po merret parasysh.

Rasti për Istogun është padrejtësi e madhe, sepse Gani Dreshajt i është vjedhur fitorja në tavolinë. Herën e parë iu mor fitorja me listat e njëjta nga të cilat janë zgjedhur asamblistë e deputetë.

Pse se kthyn asamblenë në rivotim, pse su shpallen të pavlefshme votat e deputetëve. Kjo është drejtësi e dyfishtë. Ishalla ka prokuror që del e merret me këtë punë e që na ndihmon ta kthejmë drejtësinë në vend.

Në padrejtësisë që po i bëhen Dreshajt, politika i ka shti hundët në drejtësi. Shpresojmë shumë se Gjykata Kushtetuese do të ndërhyrjë në këtë padrejtësi të madhe që i është bërë Dreshajt” ka thënë Daut Haradinaj.

11/07/2019 18:02

Nuk arriti të bëhet deputet, reagon Gani Dreshaj: M’i vodhën votat