Lajme

Haradinaj flet përsëri për deportimi i gylenistëve, tregon se a ka pasur vërejtje për AKI-në

11/30/2018 12:49
nga:FL.B

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka raportuar sot para Komisionit Hetues Parlamentar për dëbimin e ‘Gylenistëve’.

I pyetur për rolin e AKI-së në këtë rast, kryeminstri Haradinaj tha se ky institucion ka bërë një punë të mirë, dhe kjo organizatë është shumë serioze.

Dy nga udhëheqësit e mëhershëm të AKI-së. Unë s’kam pas vërejtje për punën e AKI-së, s’kam pasur vërejtje as për zotin Gashi as për të tjerët. AKI është një organizatë serioze, ka vend çdoherë për përmirësime. AKI ka edhe mbështetjen e aleatëve tanë. Kryesisht ata janë të ekspozuar edhe ndaj rreziqeve dhe nuk mendoj që duhet t’i zbehim në punën e vet”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj po ashtu ka thënë se edhe institucionet e tjera të sigurisë duhet të trajtohen si të Kosovës.

Ai ka thënë FSK-ja dhe Policia e Kosovës janë institucione shumë kredibile.

Në qoftë se lindin shkelje, ligji të zbatohet në çdokënd. Me FSK-në e kemi besueshmërinë më të madhe dhe as Policinë nuk e kemi keq. As doganat nuk janë keq dhe krejt mekanizmat e sigurisë janë të këtij vendi dhe nuk duhet të trajtohen ndryshe”, ka shtuar ai.

Gjatë këtij raportimi, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka kërkuar nga kryesuesi i Komisionit, Xhelal Sveqla që të mos i përsëritë pyetjet e njëjta, ngase sipas tij, me këtë nuk do të arrihet deri të zbardhja e rastit.

Mandati jonë është me e zbardhë rastin, nuk është kryeministri në nivel të tillë që pyetjet dhe përgjigjet të përsëriten. Nuk na hynë në punë në komision

Ndërkaq, pas përfundimit të raportimit, deputeti Sami Kurteshi ka thënë se ky është një precedent shumë demokratik i kryeministrit dhe se sipas tij gjërat e mëdha rrjedhin nga hapat e vegjël.

04/26/2019 08:27

Tender 8.5 milionë euro për furnizim me material ndërtimi