Lajme

Haradinaj flet pas takimit, tregon se a ka mospajtime në koalicion

09/10/2020 18:14
nga:F K

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj pas takimit me me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën dhe atë të Nismas, Fatmir Limaj, ka deklaruar se nuk ka mospajtime në koalicion, raporton GazetaBlic.

“E kam ftuar këtë takim me kryeministrin Mustafa dhe Limajn, ku kemi biseduar shumë aspekte të dialogut, besoj që ka qenë një takim i dobishëm”, tha Haradinaj.

Haradinaj me të dalë nga takimi, ngacmohej vazhdimisht nga një kollë, si shkak i së cilës pohoi se e ka të pamundur të flas për gjendjen e koalicionit të ketyre subjekteve partiake.

”Po më ngucë maska po më duket. Dëgjohemi në një herë tjetër”, është shprehur Haradinaj./GazetaBlic

Limaj i “fsheh” telashet e LDK-së dhe AAK-së, thotë se takimi i partnerëve është i rregullt

09/15/2020 21:18

Limaj: Marrëveshja nuk është në kundërshtim me Kushtetutën, i beson Hotit