Lajme

Haradinaj: Fehmi e Xhevë Lladrovci, dy viganë, që me guxim e trimëri dhanë gjithçka për shqiptarët

09/22/2020 09:46
nga:Sh Xh

Ramush Haradinaj ka përkujtuar heronjt, Fehmi e Xhevë Lladrovci në 22 vjetorin e rënies së tyre, raporton Gazeta Blic.

Haradinaj tha se ata ishin krah i fortë i lëvizjes për liri e pavarësi.

Ai kujtoi edhe rënien e bashkëluftëtarëve të tyre Fatime Hetemi e Shefqet Zekaj.

Haradinaj e përfundoi postimin e tij duke thënë se historia do i mbaj mend si dy viganë, që me guxim e trimëri dhanë gjithçka për shqiptarët.

Ky është postimi i tij i plotë:

Heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci ishin pjesë e rëndësishme e rrugëtimit tonë të lavdishëm, krah i fortë i lëvizjes për liri e pavarësi. Gjithmonë të parët në rresht, ata luftuan dhe ranë bashkë. Kujtojmë gjithashtu rënien e bashkëluftëtarëve të tyre Fatime Hetemi e Shefqet Zekaj dhe heroizmin e Brigadës 114, që nderoi emrat e tyre deri në ditën e fitores.
Historia do i mbaj mend si dy viganë, që me guxim e trimëri dhanë gjithçka për shqiptarët.
Lavdi!

RH

Heronjtë Fehmi e Xhevë Lladrovci ishin pjesë e rëndësishme e rrugëtimit tonë të lavdishëm, krah i fortë i lëvizjes për…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Mardi 22 septembre 2020