Lajme

Haradinaj falënderues ndaj gjithë kosovarëve që ndihmuan popullin shqiptar pas tërmetit

12/05/2019 15:57
nga:B. D

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka falënderuar gjithë qytetarët kosovarë që në këto ditë të vështira për Shqipërinë, bashkërisht të organizuar i janë dalë në ndihmë popullit shqiptar, shkruan GazetaBlic.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është arritur në kohë rekord të aktivizohet Parkun Inovativ Trajnues Kosovaro – Gjerman në mënyrë që të akomodohen gjithë të prekurit nga tërmeti.

Ky është postimi i tij i plotë:

Angazhimi i qytetarëve të Kosovës për t’u dalë në ndihmë dhe për t’i strehuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, përveç një veprim human, është edhe një dëshmi e bashkë ndjenjës, solidaritetit dhe lidhjes tonë të përhershme.

Secilit nga Ju, ju them FALEMINDERIT!

Krahas obligimeve institucionale që janë kryer me kohë, është për çdo lëvdatë gatishmëria dhe ndihma e shoqatave humanitare, vullnetarëve, organizatave dhe familjeve tona.

Ne kemi arritur në kohë rekorde që të aktivizojmë Parkun Inovativ Trajnues Kosovaro – Gjerman dhe të gjitha mekanizmat e nevojshëm, për strehimin e të ardhurve nga Shqipëria dhe nga nesër, listës së gjatë të vullnetmirëve, do t’u bashkohet edhe Shoqata e Gastronomeve të Kosovës, që për disa ditë, bashkë me organizatat e Prizrenit dhe Shoqatën Jetimët e Ballkanit, do të ofrojnë shujta ushqimi për të strehuarit.

Ngjashëm po punojmë edhe me Shoqatën “Nënë Tereza”, për të ndihmuar në evidentimin e të strehuarve dhe ndarjen e ndihmave ushqimore dhe veshmbathje, për bashkëkombësit tanë.

Ndihmat e dërguara në Kazermën e FSK-së në Prizren nga qytetarët tanë, shumë shpejt do të dërgohen në depot e rezervave shtetërore në Shqipëri, në mënyrë institucionale dhe në bashkëveprim me autoritetet e Shqipërisë.

Ishim bashkë në të kaluarën, do të jemi bashkë në çdo rrugëtim që e nderon dhe lartëson kombin shqiptar.

RH

Angazhimi i qytetarëve të Kosovës për t’u dalë në ndihmë dhe për t’i strehuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri,…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Jeudi 5 décembre 2019

05/25/2020 11:44

Haradinaj nderon të rënët e Ushtrisë Amerikane: Heronjtë tuaj, janë heronjtë tanë