Lajme

Haradinaj e uron nipin për ditëlindje: Urime Luani i Shkëlzenit

05/10/2025 11:48
nga:Y I

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka uruar ditëlindjen nipit të tij Luanit.

Për ditëlindjen e Luanit, ai ndau një fotografi me nipin i veshur me uniformën e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Haradinaj shkroi se Luani i Shkelzenit i bën krenar çdo ditë.

“Urime ditëlindjen, Luani i Shkelzenit! Faleminderit që na nderon dhe na bën krenarë çdo ditë!”, shkroi Haradinaj.