Cool

Haradinaj e lëshon mjekrën, ndan foto nga bjeshkët e Gjiravicës

05/21/2019 21:17
nga:L H

24 orëshi i fundit për kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë mjaft i “ngjeshur”. Sa në Shqipëri, sa në Junik e së fundmi edhe në bjeshkët e Gjiravicës me një numër të të afërmve të tij.

Nga aty, Haradinaj ka ndarë edhe një fotografi e ku ajo që më së shumti ka rënë në sy, është se i pari i ekzekutivit nuk po duket sikurse që jemi mësuar ta shohim pas ndonjë mbledhje të Qeverisë, raporton Gazeta Blic.

“Aty ky pamjet mahnitëse të shoqërojnë në çdo hap. Pasditën e sotme ngjitje në majën e Gjeravicës”, ka shkruar Haradinaj në statusin e fundit të tij aty ku mund të shihet se ai ka lëshuar edhe mjekrën.

Një gjë e tillë tek Haradinaj mund të vërehet edhe në një fotografi tjetër të ndarë me lexuesit nga një ndejë me qytetarët e Junikut.

“Bashkëbisedim i hapur me qytetarët e Junikut dhe kryetarin Agron Kuçi, për shumë tema të rëndësishme për banorët e kësaj ane!”, ka shkruar gjatë ditës Haradinaj.

Se ka vendosur ta lëshoj mjekrën, vërehet edhe tek një fotografi tjetër e shpërndarë me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta./Gazeta Blic

Më poshtë fotografitë: