Lajme

Haradinaj dhe stafi përshëndeten me Avni Arifajn

03/29/2019 17:17
nga:A. R.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka përcjellë këshilltarin e tij të përhershëm dhe shefin e stafit, Avni Arifin.

Këshilltari i Kryeministrit, Avni Arifi, është emëruar ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe, e sot e ka pasur ditën e fundit në zyrën e Haradinajt.

Ky i fundit ka thënë se Arifin e ka pasur këshilltar nga fillimet e tij dhe se përvoja me të ka qenë e jashtëzakonshme.

“Bashkëpunimi i afërt me Avni Arifin, këshilltarin e parë që në fillimet e mia si politikan dhe aktualisht Shefin e Stafit në Zyrën time politike, ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme. Gjatë tërë këtyre viteve e vlerësoj mbi të gjitha integritetin e tij në të gjitha aspektet dhe profesionalizmin e dëshmuar në të gjitha periudhat, për ngritjen dhe fuqizimin e institucioneve të vendit. Vazhdojmë të jemi bashkë me Avniun, në mision e tij të ri, si ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të mirën e shtetit tonë”, ka shkruar Haradinaj.

06/20/2019 17:36

Bekim Jashari, Agim Bahtiri dhe Xhafer Tahiri i shkruajnë letër kryeministrit Haradinajt