Lajme

Haradinaj: Deklaratat e Kurtit për kriminelët e luftës, akt tradhtie!

05/21/2021 20:36
nga:M K

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka hedhur akuza ndaj deklaratave të Kurtit për largimin e kriminelëve të luftës nga politika.

Sipas Haradinajt, mos-precizimi i saktë i asaj se kush është kriminel i luftës, është akt tradhtie, përcjell GazetaBlic.

“Është diçka e pakuptueshme. Si kryeministër i vendit duhet ta precizosh saktë se kush është kriminel i luftës. Një gjest i tillë nga një kryeministër, që thotë se vendet e Ballkanit kanë në krye kriminelë të luftës, është akt tradhtie”, tha ndër të tjera ai në “Blic Interview me Astrit Gashin”, prodhim i portalit GazetaBlic.

LEXO EDHE:

Hoxhaj publikon letrën refuzuese që i dërgoi Kurtit: Debatojmë në Kuvend

/GazetaBlic/