Lajme

Haradinaj bëri të ditur se çka deklaroi në Gjykatë Speciale

11/22/2019 22:40
nga:Gazeta Blic

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj në emisionin “Argument Plus” në RTV 21, në mesin e shumë gjërave foliedhe për ardhjen e ndonjë aktakuze nga Gjykata Speciale.

Haradinaj deklaroi se në lidhje me këtë nuk ka ndonjë informatë.

“Nuk e di për besë, skemi asnjë informatë nuk e marrë kiamet si erdhë si nuk erdhë. Gjatë luftës prej 24 mars 1998 e deri kur u kry lufta nuk e kom lshu vendluftën. Nëse hisotria ka me i pa krejt komandant e ushtarët, luftarët e UÇK-ës është rast shumë interesnat mos të them i vetmi i rrallë që se kom lshu kurr vendluftimin s’ka lidhje me sa jom kon, s’ka lidhje ku jom kon, ska lidhje qa kanë pas serbët anej, s’ka lidhje sa jon kon anej, kurr se kom lshu vendluftimin. Kur mbi këtë dhe pra s’është naj forcë qe um dorozon në ata që besoj. Mujnë me bo Gjykata për ditë, mujn me ndërtu edhe një tjetër edhe dhjetë tjera le t’i bojnë për ditë. Jom Shqiptar mka fal Zoti jam UÇK-, krejt jetën ko me qenë UÇK-, jom krenar që kom luftu që ja kom bo shërbimin vendit tem. Mos e thuj Zot nesër prap i mathi qizmet me u rreziku vendi jem e sa tkom frymë këto i kom thon edhe Gjykata shkurt skom bo teoria shumë, po ata që kanë fol në venin tem kanë thon Haradinaj o krenar për atë që e ka bo i qëndron bensik vendit të vet”, tha Haradinaj në Argument Plus.

Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e Kryeministrit më 19 korrik të këtij viti. Kjo dorëheqje erdhi sepse ai ishte ftuar nga Gjykata Speciale për të dëshmuar në lidhje me UÇK-në. Kurse, më 24 korrik ai është intervistuar nga dhomat e specializuara në Hagë.