Lajme

Haradinaj: Bashkëpunimi me Belgjikën është jetik, synojmë rritjen e partneritetit dhe anëtarësimin në NATO

11/13/2024 20:17
nga:G C

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen në organizimin e Ambasadës së Belgjikës në Prishtinë, me rastin e Ditës së Mbretit, raporton GazetaBlic.

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj ka uruar për prosperitetin dhe progresin e Mbretërisë së Belgjikës dhe popullit të saj, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta ndërmjet dy vendeve.

“Është kënaqësi të bashkohem në këtë ngjarje të rëndësishme për nder të Ditës së Mbretit të Belgjikës. Uroj për prosperitet dhe progres të Mbretërisë së Belgjikës dhe popullit të saj, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona bilaterale,” shkroi Haradinaj.

E plotë:

Ishte kënaqësi që të bashkohem në organizimin e Ambasadës së Belgjikës në Prishtinë për nder të Ditës së Mbretit.
Uroj për prosperitet dhe progres të Mbretërisë së Belgjikës dhe popullit të saj, si dhe për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të ngushta ndërmjet dy vendeve tona. Për Kosovën, bashkëpunimi me Belgjikën është tejet i rëndësishëm dhe synojmë që ky partneritet të ngritet në nivele edhe më të larta, duke mbështetur qëllimet tona strategjike, përfshirë anëtarësimin direkt në NATO.