Lajme

Haradinaj, Arben Gashit të LDK-së: Je ka rren bre burrë, por ja si ja kthen Gashi!

03/14/2018 11:07
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet pika e dytë e rendit të ditës për 100 ditëshin e Haradinajt, ka pasur përplasje të fuqishme me deputetët e LDK-së për temën e ushtrisë, raporton Gazeta Blic. 

Haradinaj ka akuzuar LDK-në se kjo parti e ka lënë Kosovën pa ushtri, e reagime ka pasur menjëherë nga deputet e LDK-së.

E përplasje në veçanti ka pasur me deputetin Arben Gashin.

“Kqyre Arben Gashi nëse je kanë qaty je ka rren sot”, i tha Haradinaj, deputetit të LDK-së, Arben Gashit.

Pas kësaj, Gashi e morri fjalën duke i thënë Haradinajt se të njohim si burrë të fortë por as ne nuk jemi aq të ligë.

“Zotëri Haradinaj na të njohim për burrë të fortë edhe trim, por mos mendo se as na nuk jemi të ligë e para, po të flasë dukagjinqe për me u marrë vesh më mirë meqë retorikën e ki ashtu, për të tjerat kam qenë dëshmitar, kur është disktu për çështjen e ushtrisë kam qenë pjesëmarrës ti nuk ke qenë prezent në emër tënd ka qenë Ardian Gjini dhe Blerim Shala”, ka thënë Gashi, raporton Gazeta Blic.

Në fund Gashi e këshilloj, kryeministrin që shprehje ofenduese të mos përdorë në Kuvend.

E kryeministri i vendit, tërhoqi fjalën e tij “po rren”, duke thënë se Gashi ka të drejtë sepse nuk duhet përdorur atë shprehje.

/Gazeta Blic.

 

 

 

 

12/11/2018 14:25

Pavarësisht presionit, Haradinaj përsërit se taksa 100 për qind nuk do të hiqet