Lajme

Haradinaj aplikon për pasaportë të Shqipërisë

01/11/2018 12:09
nga:Gazeta Blic

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka aplikuar për pasaportë të Shqipërisë tri ditë më parë.

Sipas Ballkan Web, pasi që kreut të ekzekutivit kosovar iu refuzua viza për SHBA, ky i fundit i cili ka nënshtetësi shqiptare që nga 24 prilli i vitit të kaluar tashmë ka aplikuar për këtë dokument udhëtimi.

Ky veprim i Haradinajt vjen pak kohë pasi që presidenti, Hashim Thaçi kërkoi nga institucionet në Shqipëri që të pajisin me pasaporta të gjithë qytetarët e Kosovës, në mungesë liberalizimi nga BE-ja.

01/16/2018 14:08

Presidenti Meta dënon ashpër vrasjen e Oliver Ivanoviqit