• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Haradinaj: Albin Kurti është agjent i Serbisë dhe Rusisë

10 ditë më parë
nga:Mergim Rreci

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qenë i ftuar i kësaj jave në emisionin ‘Blic Interview’ me Astrin Gashin.

Ndër të tjera, ai tha se udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është agjent i Serbisë dhe Rusisë.

Sipas tij, vizita e djalit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump në Beograd është dëshmi për këtë gjë, sepse kjo ka ndodhur për shkak të politikës së gabuar të kryeministrit Kurti.

“Albin Kurti është agjent i Serbisë dhe Rusisë. Djali i presidentit Trump, babai i të cilit është mbret i botës, ka qëndru një ditë në Beograd me armikun tonë Vuçiqin dhe ka dhënë një intervistë me fjalë jo shumë të mira për ne, kush e bëri punën për këtë gjë, natyrisht se Albin Kurti me politikat e tij. Paramendoni sikur një ditë djali i tij t’ia thotë ato fjalë babait të tij, Donald Trump, e më pas edhe nga goja e tij të dalin ato fjalë për Kosovën. Të gjitha këto tregojnë se Albin Kurti është agjent i Serbisë”, deklaroi Haradinaj për ‘Blic Interview’.

Ai poashtu tha se nuk e ka personale me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin, por nuk mund të qëndrojë i heshtur për dëmet që po i bëhen vendit.

“Unë nuk e kam me personale me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin. Por, kur dikush i sjell pasoja vendit nuk mund të bëjë kompromis. Habitem me një pjesë të vendit që sot nuk reagon në një situatë të tillë dhe për këtë sjellje të papërgjegjshme të Albin Kurtit ndaj Amerikës“, përfundoi Haradinaj.

/GazetaBlic/