Lajme

Haradinaj: AAK e përkrahë Nexhmi Rudarin për kryetar të Podujevës

03/10/2020 17:13
nga:Norë Kelmendi

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot degën e AAK-së në Podujevë.

Ai është shprehur se AAK-ja në Podujevë, përkrahë kandidatin e LDK-së në Podujevë, Nexhmi Rudarin.

Shkrimi i plotë:

Vizitova sot Degën e AAK-së në Podujevë, ku diskutuam për ciklin e brendshëm zgjedhor nëpër të cilin po kalon Aleanca, si dhe për situatën e përgjithshme politike në vend. Jemi të vendosur që të realizojmë reformat e nevojshme brendapartiake, ndërkohë që po luajmë rol konstruktiv në politikbërjen nacionale që shteti ynë të mos rrëshqasë në situata të dëmshme për qytetarët!

Në këtë takim me strukturat e AAK-së në Podujevë u mor vendim që Aleanca ta përkrahë kandidatin e LDK-së për kryetar, profesor Nexhmi Rudari.

RH

Vizitova sot Degën e AAK-së në Podujevë, ku diskutuam për ciklin e brendshëm zgjedhor nëpër të cilin po kalon Aleanca,…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Mardi 10 mars 2020

06/16/2020 16:22

​Haradinaj: AAK-ja ka bërë vepra të mëdha që janë ne themelet e shtetit