Lajme

Haradinaj: 2 Korriku, shkëndija e parë drejt mëvetësisë së Kosovës

07/02/2025 11:42
nga:Genita C

Me rastin e 35-vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, Ramush Haradinaj ka përkujtuar guximin dhe vizionin e udhëheqësve shqiptarë që, përballë represionit jugosllav, kërkuan legjitimitetin për ekzistencë dhe barazi, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se kjo deklaratë përbën themelet e Republikës së Kosovës dhe ishte shkëndija e parë drejt mëvetësisë.

Haradinaj u shpreh me krenari për ata që nënshkruan në rrethana të vështira dhe shprehu mirënjohje për të gjithë ata që kontribuan për lirinë e Kosovës.