Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se sot janë bërë 12 vjet nga pafajësia në Tribunalin e Hagës.
Haradinaj ka shkruar se kjo ishte një fitore edhe për Kosovën edhe për luftën heroike dhe të pastër të UÇK-së.
Ai tutje u shpreh besimplotë në pafajësinë edhe të krerëve të tjerë të UÇK-së që janë momentalisht në Hagë.
“Titanike kanë qenë përpjekjet ndër shekuj të popullit shqiptar për lirinë e Kosovës. Heroike ka qenë lufta për çlirim e UÇK-së. Historike pavarësia e Kosovës.Në këtë rrugëtim jemi ndeshur me sfida të mëdha, një prej të cilave edhe përballja me drejtësinë ndërkombëtare” shkruan Haradinaj në Facebook raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Titanike kanë qenë përpjekjet ndër shekuj të popullit shqiptar për lirinë e Kosovës. Heroike ka qenë lufta për çlirim e UÇK-së. Historike pavarësia e Kosovës.
Në këtë rrugëtim jemi ndeshur me sfida të mëdha, një prej të cilave edhe përballja me drejtësinë ndërkombëtare.
Drejtësia vonon, por nuk harron. Sot mbushën 12 vjet nga pafajësia jonë në Tribunalin e Hagës, një fitore kjo, edhe për Kosovën, edhe për luftën heroike e të pastër të UÇK-së. Me besim në pafajësinë edhe të atyre që aktualisht janë në proces gjyqësor në Hagë.