Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se me Gjermaninë janë të fokusuar që marrëdhëniet t’i avancojnë në dimension të ri të bashkëpunimit e veçmas në aspektin ekonomik, njofton Gazeta Blic.
Haradinaj në takimin që ka zhvilluar me deputetët e Bundestagut Gjerman, Peter Bauer (CDU) dhe Christian Schmidt (CSU), kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend, kështu ka njoftuar ai përmes një shkrimi në ‘Facebook’.
Shkrimi i plotë i Ramush Haradinajt:
Me Gjermaninë, si shtet mik i Kosovës, jemi të fokusuar që marrëdhëniet e shkëlqyera t’i avancojmë në dimension të ri të bashkëpunimit, veçmas në aspektin ekonomik. Nder i veçantë të bashkëbisedoj me deputetët e Bundestagut Gjerman, Peter Bauer (CDU) dhe Christian Schmidt (CSU), për zhvillimet e fundit politike në vend, bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën europiane të Kosovës. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, dhe si qytetarë të lirë, synojmë anëtarësimin në familjen e madhe europiane. Thellësisht mirënjohës për qëndrimin e zëshëm gjerman për ruajtjen dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
RH