Lajme

Hapja e negociatave në qershor – Fleckenstein: Qëllim i përbashkët Shqipëri-BE

04/30/2019 20:14
nga:A. R.

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, eurodeputeti Knut Fleckenstein ka qenë pjesë e takimit të zhvilluar sot me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kryetaren e SPD, Andrea Nahles.

Ai u shpreh se objektiva e takimit ishte hapja e negociatave në qershor për Shqipërinë.

“Patëm një diskutim të mirë për nevojën për të nisur hapjen e negociatave me Shqipërinë në qershor. Një objektiv i qartë dhe i përbashkët i Shqipërisë dhe BE-së”, tha Fleckenstein./Tch/

06/20/2019 15:23

Ambasadori i Beogradit në Podgoricë ftohet për bisedime, shkak deklarata e ministrit serb