Lajme

Hapja e kafiterive, çerdheve e kufijve, këto janë vendimet që morri sot Qeveria Kurti!

05/31/2020 20:44
nga:Norë Kelmendi

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka mbajtur mbledhjen e 38-të, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendime nga përgjegjësitë e saj kushtetuese dhe ligjore, shkruan GazetaBlic.

Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin t’i shfuqizojë disa nga venmdimet që kishte ndërmarrë për shkak të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19

Vendimi i parë që u miratua nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme, ishte vendimi për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike dhe strukturave përgjegjëse për të koordinuar, monitoruar dhe zbatuar dokumente strategjike të Reformës së Administratës Publike. Qëllimi i këtij vendimi është: themelimi dhe përbërja e Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratë Publike, i cili do të jetë struktura kryesore përgjegjëse për sigurimin e zbatimit të dokumenteve strategjike të Reformës së Administratës Publike, si dhe themelimi dhe funksionimi institucional i strukturave përgjegjëse për të koordinuar, monitoruar dhe zbatuar dokumentet strategjike të Reformës së Administratës Publike si dhe strukave përgjegjëse për zbatimin e tyre.

Këshilli i Ministrave për Reformën e Administratës Publike do të ketë këtë përbërje:

1.Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, kryesues;
2.Ministri i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, anëtar;
3.Ministri i Ministrisë për Integrim Evropian, anëtar.
4.Ministri i Ministrisë për Administrimin e Pushtetit Lokal, anëtar;
5.Ministri i Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, anëtar;
6. Ministri i Ministrisë së Drejtësisë, anëtar; dhe
7. Zyra e Kryeministri-këshilltar politik, anëtar.

Në mbledhjen e sotme, me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe në respektim të rekomandimeve të IKSHP-së dhe ministrive të linjës, janë shfuqizuar si dhe janë plotësuar dhe ndryshuar këto vendime:

1.Shfuqizohet Vendimi i Qeverisë Nr.01/16 i datës 26 mars 2020;

2.Plotësohet dhe ndryshohet pika 1.1. e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/07 të datës 11 mars 2020 si në vijim:

 Rihapja e kopshteve dhe çerdheve nga mosha 0 deri në 5 vite në Institucionet publike dhe private të nivelit parashkollor nga 1 qershori;

Organizimi i ambientit dhe përgatitjeve për testin e arritshmërisë me klasat e nënta (kthimi i klasave të nënta në shkollë bëhet prej datës 8 qershor deri më 19 qershor me qëllim të mbajtjes së testit të arritshmërisë me 23 qershor 2020);

Organizimi i ambientimit dhe përgatitjeve për testin e maturës me nxënësit e klasave të dymbëdhjeta (kthimi i klasave të dymbëdhjeta në shkollë bëhet nga 15 qershor deri më 30 qershor dhe mbajtja e testit të maturës më 4 korrik 2020);

 Lejimi i orëve praktike/laboratorike për Institucionet e Arsimit të Lartë dhe organizimi i provimeve duke zbatuar në mënyrë strikte rekomandimet e IKSHPK-së.

3.Shfuqizohet pika  IV. e Vendimit të Qeverisë Nr.02/35 të datës 27 mars 2020 me të cilin personat që hyjnë në Republikën e Kosovës obligohen të vet-izolohen për 14 ditë të ardhshme.

4.Shfuqizohet pika  4. e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/09 i datës 13 mars 2020 me të cilin janë mbyllur kufijtë tokësor në Republikën e Kosovës.

5.Hapen kufijtë tokësor në pikat kufitare si në vijim: Merdarë, Vërmicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinjë dhe Dheu i Bardhë.

6.Të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të QKMF-ve (Qendrave kryesore të mjekësisë familjare) në pikat kufitare dhe t’i zbatojnë masat mbrojtëse kundër COVID19.

6.1. Të gjithë personat që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës dhe posedojnë rezultatin negativ për testin Covid-19 RT PCR (jo më i vjetër se 4 ditë) nuk i nënshtrohen procedurave të vet-izolimit;

6.2. Ata që nuk kanë testin sipas pikës 6.1. detyrohen të vetë-izolohen për 7 ditë;

6.3. Qytetarët që manifestojnë shenja klinike udhëzohen nga profesionistët shëndetësorë në pikat kufitare;

6.4. Deri me datën 20 qershor do të bëhet rivlerësim i situatës epidemiologjike dhe me këtë do reflektohen masa të reja lidhur me pikat kufitare dhe hyrjen e qytetarëve në Republikën e Kosovës.

7.Shfuqizohet pika 6. e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/09 i datës 13 mars 2020 me të cilin janë mbyllur kafeteritë, baret, restorantet dhe qendrat tregtare.

8.Shfuqizohet pika 9.  e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/09 i datës 13 mars 2020 me të cilin janë reduktuar veprimet esenciale dhe stafi esencial për çdo institucion publik.

9.Shfuqizohet pika 1.3. e Vendimit të Qeverisë Nr. 02/17 i datës 27 mars 2020 lidhur me ushtrimin e veprimtarive të barnatoreve të licencuara të Republikës së Kosovës.

10.Të gjitha ministritë e linjës në bashkëpunim me palët e interesit obligohen t’i zbatojnë masat mbrojtëse sipas rekomandimeve të IKSHPK-së, OBSH-së dhe institucioneve kredibile ndërkombëtare.

11.Obligohen Institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij Vendimi, me theks të veçantë të ketë kontrolle rigoroze nga organet e rendit dhe Inspektoratet respektive.

12.Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.

Në arsyetimin e miratimit të këtyre vendimeve, është theksuar se situata epidemiologjike në vend konsiderohet me rrezik të reduktuar, krahasuar me situatën paraprake, e konstatuar nga IKSHPK-ja dhe zyra e OBSH-së në Kosovë.

Gjithashtu, qeveria në këtë mbledhje ka miratuar Raportin vjetor të Statistikave Zyrtare për vitin 2019. Ky raport, përveç informatave mbi zhvillimin dhe të arriturat e përgjithshme, matjes dhe fuqizimit të kornizës vlerësuese dhe monitoruese të performancës, mbulon edhe numrin e publikimeve, titujt e publikimeve dhe frekuencat e publikimeve në nivel të ASK-së, si dhe fushave sektoriale që janë realizuar gjatë vitit 2019, krahasuar me vitin paraprak.

Albin Kurti dhe Arben Vitia mbajnë konferencë për media

Albin Kurti dhe Arben Vitia mbajnë konferencë për media

Publiée par GazetaBlic sur Dimanche 31 mai 2020

LAJMI I FUNDIT|| Qeveria sapo vendosi: Hapen çerdhet, kafiteritë, kufijtë, e qendrat tregtare

Albin Kurti: Pasi do ta marrim aktvendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese, do t’ju njoftojmë me qëndrimin tonë të plotë

LAJMI I FUNDIT: Megjithatë, çerdhet hapen nga nesër

06/21/2020 23:34

Rritja enorme e numrit të rasteve me Covid- 19, Lul Raka vjen me paralajmërimin e radhës