Lajme

Hapet kufiri për të kaluar nga Gaza në Rafah të Egjiptit

11/01/2023 09:10
nga:Sh R

Është hapur për kalim kufiri nga Gaza për në Ragfaj të Egjiptit. Në minutat e fundit porta është hapur dhe aty po kalojnë makina.

BBC më herët ka raportuar se një marrëveshje u ndërmjetësua nga Katari për të lejuar disa njerëz të dilnin nga Gaza, në koordinim me ShBA-në.

Britania e Madhe më herët kishte deklaruar se beson që kalimi në Rafah nga Gaza mund të hapet sot, për të lejuar qarkullimin e njerëzve të lënduar.

Tani, ka raportime se Katari ka ndërmjetësuar për të lejuar disa njerëz të largohen nga Gaza.

Agjencia e lajmeve Reuters thotë se Katari ka krijuar bisedime midis Egjiptit, Izraelit dhe Hamasit, në koordinimin me SHBA-në.

Marrëveshja do të lejonte disa persona të plagosur rëndë dhe disa mbajtës të pasaportave të huaja, të dilnin nga Rripi i Gazës, shkruan BBC