Cult

Hapet ekspozita ‘Shpendët e parkut Germia 2019’

08/30/2019 14:17
nga:Gazeta Blic

Gjatë ditës së sotme është hapur ekspozita “Shpendët e parkut Gërmia 2019”.

Lajmin e ka bërë publik drejtoresha në Komunën e Prishtinës Fatime Hajdari, përmes një statusi në Facebook.

Postimi i Hajdarit:

Është hapur sot ekspozita ‘Shpendët e parkut Germia 2019’, rezultat i punës së jashtëzakonshme shtatë mujore të fotografit Albert Krasniqi në identifikimin e mbi 60 llojeve të shpendëve.

Mes llojeve të ekspozuara në fotografi, shumë prej tyre janë kapur nga objektivi i aparatit për herë të parë duke shërbyer si tregues i botës së pasur të gjallesave që Gërminë e kanë shtëpi të tyre. Kjo ekspozitë, përpos sot do të qëndrojë e hapur për të gjithë edhe përgjatë dy ditëve të fundjavës.