Lajme

Hapet biblioteka digjitale në Bibliotekën Kombëtare

04/10/2019 11:23
nga:Gazeta Blic

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” sot gjatë ditës është bërë hapja e bibliotekës digjitale.

Kjo u bë në kuadër të edicionit të 17-të të veprimtarisë kulturore “Java e Bibliotekës në Kosovë”.

Pos librave, për herë të parë është digjitalizuar edhe numri i parë i gazetës Rilindja.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ishte pjesëmarrës sot gjatë përurimit të kësaj biblioteke, i cili potencoi se është i lumtur për këtë arritje.

“I uroj gjithë dashamirët e librit për javën e bibliotekës, jam i lumtur që e lansojmë projektin e digjitalizimit i cili u krijon mundësi studentëve të jenë barabartë me studentët në mbarë botën. Urime studentëve ata janë pjesë e së ardhmes, Kosova është e jona”, tha Kadri Veseli.

Në këtë ceremoni solemne ishte i pranishëm edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, që tha se do të vazhdojë me përkrahje të tilla në digjitalizimin e bibliotekave kosovare.

Ndërsa drejtori i Bibliotekës, Fazli Gajraku, tha se me hapjen e bibliotekës digjitale do të ruhet trashëgimia e shkruar shqiptare.

07/30/2019 13:14

Propozime në KD të PDK-së: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje. S’duhet t’ia bëjmë agjendën Ramush Haradinajt