Lajme

Hapen zyret ndërlidhëse për bashkëpunim ekonomik Kosovë-Izrael

03/02/2021 10:42
nga:M K

Menjëherë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit është hapur Korporata Zhvillimore dhe Investuese ndërmjet dy vendeve.

Qëllimi i kësaj korporate thuhet se është rritja e shkëmbimeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

Damian Brikman dhe Israel Levinson janë bashkëthemeluesit e kësaj korporate.

Kujtojmë se Kosova dhe Izraeli kishin vendosur marrëdhënie diplomatike menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik në Shtëpi të Bardhë më 4 shtator 2020, shkruan Telegrafi, përcjell GazetaBlic.

Pas kësaj, Kosova pritet të vendos ambasadën në Jerusalem.

04/17/2021 07:11

100 mijë e 655 raste me koronavirus nga 493 mijë e 776 persona të dyshimtë në total deri më tani në Kosovë