Sporti

Hapen dyert e “Fadil Vokrrit”, interesim i vogël për ndeshjen me Gjibraltarin

10/10/2019 16:56
nga:Lorik J

Ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Gjibraltarit do të zhvillohet sot me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Dyert janë hapur për tifozët dhe ata kanë filluar të hyjnë brenda stadiumit për ta përkrahur kombëtaren e Kosovës.

Në letër, Kosova është favorit ndaj Gjibraltarit, ndërsa Kosova e sheh këtë ndeshje përgatitëse ndaj ndeshjes së rëndësishme katër ditë më vonë ndaj Malit të Zi.