Sporti

Hap para nga Werderi, kjo është renditja tabelare në Bundesligë pas ndeshjeve të sotme

05/23/2020 21:00
nga:M K

Sot janë zhvilluar pesë ndeshje të Bundesligës, në kuadër të xhiros së 27.

Skuadrat favorite dhe pretendente për titull, Bayern e Dortmund kanë shënuar fitore të pastërta, një javë para përballjes direkte, e që pritet të jetë vendimtare sa i përket titullit, përcjell GazetaBlic.

Bavarezët mposhtën Eintrachtin 5-2 në “Allianz Arena”, derisa “milionerët” fituan në udhëtim te Wolfsburgu, 0-2.

Werderi i Milot Rashicës ka bërë një hap të madh, megjithëse nuk ka lëvizur në renditje. Fitorja si mysafir i Freiburgut, u jep shpresa djelmoshave të trajnerit Kohfled për t’iu afruar edhe më shumë mbijetesës.

Paderborni e Hoffenheimi ndanë pikët pasi luajtën baras 1-1, derisa Leverkuseni triumfoi në udhëtim ndaj Borussia Monchengladbach, 1-3.

/GazetaBlic/

06/02/2020 08:11

Vrapoi 14.34 kilometra, regjistron rekord absolut në Bundesligë