Sporti

Hansi Flick sonte për titullin e parë me Bayernin

06/16/2020 13:19
nga:M K

Bayneri sot udhëton drejt “Weser Stadion” për ta synuar titullin e tetë radhazi.

ky do të ishte i pari për trajnerin Hansi Flick, që së fundi vazhdoi kontratën me bavarezët deri më 2023, përcjell GazetaBlic.

Kampionët aktualë gjermanë sot mund ta sigurojnë edhe matematikisht mbrojtën e titullit, pasi deri në fund të edicionit kanë mbetur vetëm edhe tri xhiro, duke llogaritur edhe këtë të sotmen.

Përballë do ta kenë Werderin e Milot Rashicës, që me mish e me shpirt po tenton të mbijetojë në elitën e futbollit gjerman.

Gjithçka pritet të mësohet sonte nga ora 20:30, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

08/25/2020 12:12

Klopp: Bayerni e fitoi me fat Ligën e Kampionëve