Sporti

Hansi Flick: Nuk ishte e lehtë sonte, por jemi të lumtur – tifozët tanë e meritojnë këtë

10/26/2024 23:26
nga:Lorik J

Skuadra e Barcelonës e ka turpëruar Real Madridin sonte në “Santiago Bernabeu”.

Në kuadër të La Ligas, Barcelona fitoi sonte ndaj madrilenëve me rezultatin e thellë 0-4, me dy golat e Lewandowskit, e ato të Yamal e Raphinhas, shkruan GazeaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Hansi Flick u shpreh shumë i lumtur me fitore, megjithëse e vlerësoi si të vështirë ndeshjen.

“Të gjithë jemi të lumtur. Tifozët tanë e meritojnë këtë”, tha fillimisht ai.

“Ne po bëjmë mirë. Nuk ishte e lehtë të luajmë kundër Real Madridit, por ne u mbrojtëm shumë mirë. Ne duhet të vazhdojmë me këtë mentalitet”, tha Flick ndër të tjerash.

/GazetaBlic Sport