Sporti

Hansi Flick: Kam besim tek lojtarët

11/30/2024 23:28
nga:E K

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, tha se lojtarëve të tij nuk u mungon besimi pas humbjes 2-1 nga Las Palmas.

“Unë nuk mendoj se lojtarëve u mungon besimi. Futbollistët nuk mund të fitojnë ndeshje vetëm, ka të bëjë gjithmonë me ekipin. Ne duhet të kemi një lidhje të mirë midis mbrojtjes dhe sulmit, dhe sot nuk e kemi bërë”, tha Flick, transmeton GazetaBlic Sport.

“Unë besoj te lojtarët. Unë u besoj atyre, por gjërat janë ashtu siç janë. Kur fillova këtu, u thashë se nuk do të kishte justifikime. Është normale që disa lojtarë, kur kthehen nga dëmtimi, nuk janë në niveli më i lartë nëse luajmë si skuadër, duhet të jemi në gjendje të mposhtim këdo”, shtoi gjermani.

/GazetaBlic Sport.