Sporti

Hansi Flick flet për ndeshjen me PSG’në: Është një ndeshje e vështirë, por ne duam të kalojmë në gjysmëfinale

04/06/2021 16:27
nga:Lorik J

Bayern Munich po përgatitet të përballet përsëri me Paris Saint-Germain.

Skuadra gjermane takohet me PSG nesër me fillim nga ora 21:00, në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, përcjell GazetaBlic Sport.

Hansi Flick foli për këtë ndeshje në një konferencë për shtyp, ku përmendi edhe finalen e Championsit që u zhvillua vitin e kaluar.

“Për ne ajo finale nuk vlen. Do të jetë një sfidë e re, kundër një ekipi tjetër që ka një trajner të ri. Ne duam gjysmëfinalen dhe finalen pastaj, ne jemi shumë të përqendruar. Kjo është detyra jonë”, tha fillimisht Hansi Flick, trajneri i Bayern Munich.

Trajneri i Bayern Munchen, Hansi Flick gjitashtu ka zbuluar se Serge Gnabry pritet të humbasë ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

“Serge ka një dhimbje të fytit dhe duket se ai nuk do të jetë në gjendje të luajë,” tha Flick.

/GazetaBlic Sport