Fit&Sexy

Hani ngadalë, ju ndihmon të humbni peshë

02/14/2018 17:52
nga:L I

‘Ngrënësit e ngadalshëm’ kanë më pak gjasa të fitojnë peshë, sugjeron një studim të ri.

Humbja në peshë përbën sfidë për shumë persona dhe njëherë një nga sfidat më të vështira.

Disa studime kanë treguar se vetëm një në 6 të rritur në Shtetet e Bashkuara të cilët kanë qenë ose janë mbipeshë kanë arritur të humbin peshë dhe të ruajnë humbjen e peshës gjatë një periudhe më të gjatë kohore, transmeton Indeksonline.

Pra, në luftën e gjatë që miliona njerëz kanë pasur me kilogramët e tyre të padëshiruar, hulumtuesit gjithashtu janë përpjekur të ndihmojnë përgjatë rrugës, duke u përpjekur të kuptojnë se cilat dieta dhe ndryshime të stilit të jetesës japin rezultatet më të mira të humbjes së peshës.

Studimi i ri, i cili tani është publikuar në revistën BMJ Open, parasheh më thellë marrëdhënien ndërmjet mënyrës së jetesës dhe shtimit të peshës. Në mënyrë të veçantë, ajo shikon efektet e shpejtësisë së ngrënies, ngrënies pas darkës, ngrënies 2 orë para se të shkonin shtrat dhe anashkalimit të mëngjesit.

Në përgjithësi, sipas studimit, personat që hanë më ngadalë, kanë më shumë gjasa të jenë fizikisht të shëndetshëm dhe të bëjnë jetë më të shëndetshme në përgjithësi./Indeksonline/

06/06/2018 09:29

Shqyrtohet investimi prej 50 milionë euro në shëndetësi