Showtime

“Hana”, teksti më prekës nga albumi i Mozzikut ku përfshin edhe Loredanën

07/31/2020 16:10
nga:L I

Mbrëmë me të shënuar ora 00:00 Mozzik lansoi albumin e ri “Mozzart”, shkruan GazetaBlic.

Ky album përmban plot 20 këngë, e që disa prej tyre janë realizuar dhe me klip.

Por, një nga to është më e veçanta për reperin pasi ajo i dedikohet vajzës së tij.

“Hana” është kënga e parë e albumit ku reperi tregon historinë kur morën vesh se ai dhe Loredana do bëhen prindër, ndërsa i premton vajzës së tij se do kujdeset gjithë jetën për të.

Ndryshe, Mozzik dhe Loredana u bë më shumë se një vit që janë ndarë dhe tani Hana e vogël jeton me nënën e saj në Zvicër.

/GazetaBlic