Showtime

Hana Cakulli zbulon se çfarë profesioni kishte para se të bëhej këngëtare (Foto)

12/07/2017 21:10
nga:F.B

Ndonëse jo aktive në muzikë tash e një kohë, për aq sa mbahet mend, Hana Cakuli njihet si këngëtare.

Por, puna e saj e parë, e që lidhet me dashurinë ndaj mikrofonit duket të ketë qenë tjetër.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja e njohur ka treguar se puna e saj e parë para 15 viteve në adoleshencë ka qenë në radio.

#happyday

A post shared by Hana Cakuli (@hanacakuli) on

Ulqinasja ka uruar 15 vjetorin e radios Elita në Ulqin përmes një postimi ku shpreh edhe historinë e saj personale.

“Akoma s’mund të besojë që kanë kaluar 15 vite prej momentit kur nisa të punoj në Radio Elita në qytetin ku jam lindur, Ulqin. Këtu nisi dashuria ime e parë për mikrofonin që zgjati gjithmonë”, është shprehur Hana.

Kujtojmë se këngëtarja është bërë nënë dhe po jeton në Gjermani.

03/15/2017 22:24

Shfaqet Hana Cakuli. Ja sa ka ndryshuar (Foto)