Lajme

Hamza premton rritje të pagave e pensioneve: 50 për qind mbi atë aktuale

12/10/2025 18:47
nga:N K

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është shprehur se tani është koha për bashkim.

Ai tha se qytetarët e vendin nuk kërkojnë mrekulli, por siç u shpreh ai, dinjitet.

“Besoj që mund ta sjellim pjesën që mungon dhe ta bëjmë shtetin tonë që funksionon. Asnjë vend nuk mund te ecë përpara, kur politika bëhet fushëbetejë, asnjë familje nuk ndihet e sigurt kur shteti nuk ka stabilitet, asnjë njeri nuk sheh të ardhme këtu, nëse jeta publike dominohet nga përçarja”

“Tani është koha të provojmë bashkimin, Kosova që funksionin fillon me bashkimin e të gjithë neve. Kosova që funksionon kërkon qeveri të qëndrueshme dhe efektive, një qeveri stabile. Qytetarët tanë nuk kërkojnë mrekulli, ata kërkojnë dinjitet, stabilitet, politika ekonomike që lehtësojnë jetën”, tha Hamza.

Ai premtoi gjithashtu rritje të pagave dhe pensioneve, ku tha se do të bëhen 50 për qind mbi atë aktuale.

“Ne do t’i rrisim pagat dhe pensionet, do të ketë rritje të pagave 50 për qind mbi pagën aktuale, për mësues, arsimtarë, policë, zjarrfikës, mjek, ushtarë dhe për të gjithë ata që realizojnë paga përmes buxhetit të Kosovës”, tha Hamza.