Lajme

Hamza premton 50 % rritje të pagave për mantelbardhët, zero kosto për pranimin e pacientëve dhe zero lista të pritjes në spitalet publike

12/13/2024 18:36
nga:Y I

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur sot një takim me mjekë, infermierë dhe personel shëndetësor në Prizren.

Hamza ka premtuar rritje të pagave për 50% dhe kushte më të mira të punës për mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor.

Ai ka thënë se në qeverisjen e tij nuk do të ketë më kosto për pranimin e pacientëve, pasi që do ta aktivizojë sistemin e sigurimeve shëndetësore dhe nuk do të ketë as lista të pritjes në spitalet publike

Hamza ka thënë se edhe shëndetësia mundet ma mirë.

“Rritje të pagave për 50% dhe kushte më të mira të punës për mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor. Nuk do të ketë më kosto për pranimin e pacientëve, me aktivizimin e sistemit të sigurimeve shëndetësore. Nuk do të ketë as lista të pritjes në spitalet publike. Në çdo spital do të aktivizohet sistemi digjital që përmban kartelën mjekësore të çdo pacienti, me qasje të lehtë nga mjekët. Unë dhe ekipi im jemi të përkushtuar të bëjmë përmirësime të prekshme në shëndetësi dhe në jetën e qytetarëve tanë!”, ka shkruar Hamza.