Lajme

Hamza: Për Kosovën bashkë nuk jemi boll, Serbia e Vuçiqi janë problemi

09/26/2024 22:04
nga:Gazeta Blic

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza në “Debat Plus”, ka thënë se në tema nacionale, partitë politike, qytetarët e Kosovës, duhet të jenë unikë.

Ai ka thënë se përball e kemi një shtet armik të Kosovës. “Për interesin nacional të gjithë me u bë bashkë nuk jemi boll, sepse përball e kemi Serbinë, e kemi Beogradin dhe Vuciqin”, ka thënë ai.

Hamza ka theksuar se ai do të merr pjesë në dialog dhe synimi më strategjik i Kosovës duhet të jetë antërsimi i Kosovës në NATO. Ky anëtarësim sipas tij Kosovën ia siguron në praktikë të gjitha ato tema, për të cilat në vjetet e fundit ka pasur vetëm deklarata populiste.