Lajme

Hamza: Fundi i mandatit është për të prerë shirita, jo për të bërë studime fizibiliteti

01/14/2025 22:50
nga:G B

I ftuar në emisionin Debat Plus, kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, kritikoi qeverinë aktuale, duke e cilësuar si të paaftë për të sjellë rezultate konkrete dhe projekte të mëdha.

“Me përfundu mandatin e plotë dhe mos me thënë se e kam nisur dhe e kemi përfunduar këtë projekt, kjo ndodh për herë të parë”, tha Hamza, duke e quajtur situatën një dështim total në aspektin e investimeve në infrastrukturë.

Ai shtoi se fundi i mandatit duhet të karakterizohet nga përurimi i projekteve, jo nga premtimet boshe.

“Fundi i mandatit është për të prerë shirita, jo për të bërë studime fizibiliteti dhe për të thënë se do të nisim këtë apo atë projekt”, tha ai.