Lajme

Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritjes së aktivitetit ekonomik, jo i ngarkueshmërisë me taksa

11/23/2024 11:09
nga:Y I

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritjes së aktivitetit ekonomik dhe jo si rezultat i ngarkueshmërisë me taksa.

Hamza në një postim në Facecook, ka thënë se Ligji për Tatimin në Pronë duhet të ndryshojë.

“Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritjes së aktivitetit ekonomik, jo si rezultat i ngarkueshmërisë me taksa. Ligji për Tatimin në Pronë duhet të ndryshojë. Barra për bizneset, për qytetarët e Kosovës, nuk do të jetë ngarkesë e papërballueshme. Kosova mundet ma mirë” shkruan Hamza raporton “Gazeta Blic”

Reagimi i plotë:

Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritjes së aktivitetit ekonomik, jo si rezultat i ngarkueshmërisë me taksa. Ligji për Tatimin në Pronë duhet të ndryshojë.

Barra për bizneset, për qytetarët e Kosovës, nuk do të jetë ngarkesë e papërballueshme.

Kosova mundet ma mirë!