BLIC.TV

Hamiti: Qeveria Kurti dhe Hoti dështuan në menaxhimin e Pandemisë

12/25/2020 20:33
nga:Y I

Dokumentari “Expose” prodhim i “Gazeta Blic” ka trajtuar këtë javë ngjarjet që kanë ndodhur në 2020 dhe përballjen me Covid-19.

Gazetari i ekonomisë, Lavdim Hamiti ka thënë për “Expose” se dy qeveritë, pra edhe ajo Kurti edhe Hoti kanë dështuar në menaxhimin e Pandemisë.

“Realisht këto kanë qenë të dështuara qeveria Hoti është e fundit dhe pritej kanë qenë më të mëdha nga kjo për shkak se është më gjatë në qeverisje gati 6 muaj. Ndërsa Kurti ka pasur rreth më pak se dy muaj dhe ndihma për bizneset për ekonominë dhe bizneset ka qenë më e vogël. Vonësa ka pasur edhe në qeverinë Kurti ndërsa këto të fundit për shkak të brIshtesisë institucionale kanë qenë më të rënda dhe më fatale për ekonominë e Kosovës”

“Qeveria Hoti ka premtuar se do të fus në ekonomi 1.2 milairdë ndërsa nuk ka futur as një të 6 e kësaj shume për shak te problemeve me kolacionin qeverisës. Vonesat në miratimin e ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, vonesat që do t`i këtë buxheti për vitin 2021, prandaj për me pas një cak të tillë është dashur të futen dikun një miliard euro. Deri më tani në ekonominë e Kosovës kjo 1 miliard euro është më pak se gjysma e buxhetit të Kosovës, mos të harrojmë vendet e rajonit e kanë bërë një gjë të tillë psh buxheti vjetor i Serbisë është 10 miliardë ndërsa gjatë kohës së pandemisë Serbia i ka futur 5 miliardë .Normal nuk i ka pasur të gjitha këto para por është futur në borxhe ndërkombëtare. Një mundësi të tillë nuk e kemi pasur na për shkak se qeveria Hoti nuk i ka pasur numrat në Kuvend nuk ka mundur të miratoj marrëveshje ndërkombëtare e të futet në borxhe pasi që realisht Kosova e ka borxhin më të ulët publikë dhe ka pasur hapësirë që të rriten borxhet publike” deklaroi Hamiti për “Expose”