Sporti

Hamilton i gatshëm që ta thyej rekordin e Schumacherit

07/11/2019 19:34
nga:Ideal

Schumacheri dhe Hamilton janë shoferët të cilët e kanë bërë historinë në këtë sport.

Schumacher është një pilot i formulas me rekorde botërore, e që zotëron rekordin prej 91 fitoresh në Grand Prix, transmeton Indeksonline.

Hamilton është shoferi i vetëm që ka fituar gara në çdo sezon në të cilin ka konkuruar, njësoj si Schumacheri në kohën e tij.

Por Hamilton ka shumë gjasa të jetë shoferi i parë ndonjëherë që ka fituar 100 grands prix.

Një fitore në shtëpi do të shtyjë 34-vjeçarin një hap më afër titullit të gjashtë botëror këtë sezon.

Shumë tifozë të Formula 1 mendonin se historia gjermane nuk do të përmirësohej kurrë, madje as nga vetë heroi mbizotërues Schumacher, nëse ai do të kthehej në këtë sport në vitin 2010.

Kur gjermani legjendar zgjodhi të largohej nga F1 për herë të dytë, Hamilton trashëgoi vendin e garës, e i cili tani po synon që të i thyej të gjitha rekordet.

Mirëpo gara e fundit në Austri ishte një kujtesë që “yjet e gjeneratës së ardhshme” po shfaqen si një kërcënim për epokën aktuale të dominimit të Hamiltonit.

Hamilton është një mjeshtër i vërtetë në profesionin e tij.

Kontrata e tanishme e Hamilton me Mercedes përfundon në fund të vitit 2020, duke i dhënë atij kohë që të arrijë titujt botërorë të Schumacherit, por a do të mund të i arrijë mbetet të shihet.