Deputeti i LDK-së, Xhavit Haliti thotë se Kosova duhet të pajtohet për dinarin nëse i hapen dyert në prespektivën Evropiane.
Haliti në një prononcim për GazetaBlic thekson se nuk ka nevojë askush të trembet nga qëndrimet e Amerikës sepse Kosova nuk është zhgënjyer asnjëherë nga ShBA.
“Duhet patjetër jo vetëm për dinarin, por edhe për çështjet tjera që i hapin Kosovës e rajonit prespektivën Evropiane, duhetë gjithë të pajtohemi. Nga qëndrimet e Amerikës nuk kemi nevojë të trembemi sepse asnjëherë në historinë e Kosovës, ShBA nuk na ka zhgënjyer, ndërsa ne shumë shpesh jemi përpjekur të dalim nga binarët”, tha Haliti.
“Treni nuk ecën pa binarë, ngecja në baltë e dëmton të ardhmen e Kosovës. Për kthim mbrapa as mos të mendojë kush, anijet me të cilat kemi dalë në bregë i kemi djegur dhe kthim mbrapa s’kemi. Prandaj, treni ynë në shpie në botën perëndimore, aty ky e kemi vendin”, tha Haliti për GazetaBlic.
Kujtojmë se, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se çështja e dinarit serb në Kosovë duhet të zgjidhet me urgjencë dhe se tashmë ekziston pajtueshmëri për një pjesë të propozimit amerikan për këtë çështje.
Sipas saj, ideale do të ishte nëse do të arrihej një marrëveshje për të në Bruksel, më 19 mars, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.
Ajo ka thënë se është shumë pozitive “që komuniteti ndërkombëtar, në krye me Shtetet e Bashkuara pajtohen që mos të ketë qarkullim të dinarit në Kosovë”.
“Me ndihmën e tyre kemi arritur që tash e tutje ato dërgesa, ajo ndihmë financiare që vjen nga Serbia, të arrijë në euro dhe jo në dinarë, dhe kjo besoj që e zgjidh një pjesë të madhe të problemit me të cilin jemi ballafaquar në të kaluarën”
Osmani: Është arritur pajtueshmëri për një pjesë të propozimit amerikan për dinarin