Lajme

Haliti pas vendimit për Manastirin: Të studiohet nga psikologët dhe psikoanalistët – ai i shpallte tradhtarë qeveritë e Kushtetuesen

03/13/2024 22:44
nga:Sh R

Kryeministri Albin Kurti tha se Qeveria e Kosovës sot i ka dhënë të drejtë Agjencionit Kadastral që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit.

Për këtë, në një prononcim për Gazeta Blic ka reaguar deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, ku thotë se ky vendim është shembull që të studiohet nga psikologët dhe psikoanalistët.

“Ky vendim është shembull për ta studiuar psikologët dhe psikoanalistët. Përse po e them, kemi sa vite që jemi bombarduar nga propaganda kurtiste lidhur me kundërshtimin e vendimit të Gjykates Kushtetuese, duke i shpallur “tradhtarë” herë qeverisjet e kaluara, e herë Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.

Deputeti tutje thotë se si duket Kurti ka filluar ta kuptojë që bashkëpunimi me BE dhe ShBA, nuk bëhet me deklarata por me veprime konkrete.

“Tani lind pyetja, u bënë të gjithë tradhtarë apo si është puna. Për këtë Albini duhet ta sqarojë popullin, mediat, VV, se çfarë ndodhi. Mendoj që do të duhej të shkonte në njërin prej televizioneve publike dhe t’iu përgjigjej një grupi të gazetarëve lidhur me vendimin e tij. Po më duket që ka filluar ta kuptojë që bjeshka me gjoks nuk shtyhet dhe se bashkëpunimi me BE dhe SHBA,nuk bëhet me deklarata por me veprime konkrete, përmes së cilave interesat shumëpalëshe harmonizohen”, përfundoi Haliti për Gazeta Blic.

Vendimi për pronat e manastirit/ Historiani Muhadri: Kundër identitetit historik e kulturor – Qeveria të tregojë pse e pranoi aq lehtë

Limaj: Kurti është rreziku kryesor për të ardhmen e vendit, do të bëjë çdo gjë për të qëndruar në pushtet

Vendimi për pronat për manastirin/ Humolli: S’ka befasi nga kjo qeveri, po punojnë për përçarje – kjo i përshtatet bashkësisë ndërkombëtare

Ish deputeti i LDK-së: Të qenit në krye të Qeverisë dallon nga opozita – Kurti do ta bëjë edhe Asociacionin, sikur pronat që ia dha manastirit

 

Krasniqi: Vendimi për manastirin u mor nga kundërshtuesi më i madh i saj – qytetarët të binden për kauzat e rrejshme të Kurtit