Në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit, humbi jetën nga terroristët serbë në veri të vendit polici nga Vushtria, Afrim Bunjaku, raporton Gazeta Blic.
Vrasja e Bunjakut u pasua edhe me një përplasje të armatosur mes këtyre personave dhe Policisë së Kosovës në Manastirin e Banjskës në Zveçan.
Si rezultat i punës profesionale të Policisë së Kosovës, u vranë tre sulmues serbe dhe u arrestuan dy prej tyre.
Komuniteti ndërkombëtar dënoi sulmin dhe bëri thirrje për rikthim në tavolinën e bisedimeve.
Zëvendës-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Derek Chollet, ka folur me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.
Chollet gjatë bisedës që pati me Kurtin ai dënoi ashpër dhunën ndaj Policisë së Kosovës, teksa tha se palët duhet të kthehen në dialog.
“Shpreha ngushëllime për humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Të dyja palët duhet të tkehehn në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe të zbatojnë e Ohrit”, tha Chollet, raporton Gazeta Blic.
Por a duhet të rikthehet Kosova në tryezën e bisedeve pas ngjarjeve të fundit në veri?
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se palët patjetër duhet të rikthehen në dialog.
Haliti tha se Vuçiq duhet t’i bëjë transparente veprimet e veprimet e institucioneve të Serbisë dhe duhet të ketë zotim që do të ketë proces gjyqësor transparent ndaj të gjithë të involvuarve në ngjarjet e fundit.
“Patjeter që duhet të rikthehen. Vetem përmes bisedimeve pa kushtëzime paraprake dhe fillimin e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara nga të dyja palët duhet të filloj çtensionimi. Por Vuçici si president i Serbisë duhet ti bëjë transparente veprimet e institucioneve të Serbisë duke u zotuar që do ketë proces gjyqësorë transparent ndaj të gjth të involvuarve në, ngjarjet e fundit. Për veprimet e mëtejshme duhet ti dëgjojnë edhe propozimet e SHBA dhe BE” tha Haliti për “Gazeta Blic”
Xhavit Haliti, PDK
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të përcaktojnë nëse Serbia ishte përgjegjëse për sulmin e së dielës në veri.
Ambasadori Hovenier ka thënë se e dinë që ky sulm ka qenë “i koordinuar dhe sofistikuar”.
“Ne e dimë se ishte e koordinuar dhe e sofistikuar”, ka thënë ai në Politico, raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/
Hovenier: ShBA duhet të përcaktojë nëse Serbia ishte përgjegjëse për sulmin në veri
Cholleti flet me Kurtin e Vuçiqin, këtij të fundit i kërkon de-eskalim në veri
KFOR për sulmin në Banjskë: Kemi vepruar në koordinim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in
Miller: Kosova e Serbia të punojnë me partnerët ndërkombëtarë, t’i rikthehen dialogut