Deputeti nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, ishte i ftuari i radhës në Blic Intervieë me Astrit Gashin, raporton GazetaBlic.
Haliti tha se sipas tij, Kryeministri Kurti i ka dhënë mesazh publik presidentes Osmani që “bëji votat vet”, ku shton se interesat politike nganjëherë ndryshojnë edhe qëndrime.
Ai shtoi se Kurti, nëse has presion të madh dhe nuk dëshiron të shkojë në zgjedhje, mund të tentojë të bëjë marrëveshje edhe për formimin e qeverisë edhe për zgjedhjen e presidentit.
“Unë mendoj që Kurti publikisht i ka thënë zonjës Osmani që bëji votat vet, unë kështu e kam lexu deklaratën e Kurtit. Mesazhi është për Vjosën, interesat politike nganjëherë ndryshojnë edhe qendrime. Unë nuk i di raportet e tyre se si janë, por kam përshtypjen se Albini dëshrion me ndrru presidentin e Kosovës, e para dhe e dyta nëse ai ka presion të madh dhe nuk don me shku në zgjedhje atëherë mund të bëj ndonjë marrëveshje edhe për qeverinë edhe për presidenten. Unë mendoj që është shumë me i pas të gjitha pushtetet kushdo qoftë ai jo vec Albini. I dimë pasojat që i ka pas të gjitha pushtetet, e dim si ka funksionu Kosova”, tha ai.
Ai thekson se presidenti duhet të jetë konjuktural, i propozuar dhe i dëshiruar nga të gjithë, duke shtuar se për Vjosën Osmani ka pasur raste kur opozita nuk ka qenë në sallë gjatë fjalimeve të saj në Parlament ku shton se me këtë rast mesazhi besoj që është i qartë.
“Kam dëgju disa emra por unë mendoj që presidenti duhet me qenë konjuktural, duhet me qenë i propozuar dhe i dëshiruar nga të gjithë. Për Vjosën ka pas raste kur opozita nuk ka nejt në sallë kur ka fol në parlament dhe mesazhi besoj që është i qartë. Duhet patjetër me u pranu nga të gjithë. Në politikë gjithcka është e mundshme, a do të qëndrojë në sallë apo jo është dicka tjetër. Ne vendimet i marrim në organe të partisë dhe si grup parlamentarë, ndoshta ndonjëherë nuk janë zbatu vendimet që janë marrë në grup parlamentarë dhe në kryesi nga disa deputet dhe nuk kanë pas pasoja. Tani nuk besoj që për një cështje të tillë mund të ndryshoj qëndrimi i kryesisë, partisë dhe grupit parlamentarë, që me marrë pjesë ose mos me marrë”, vlerësoi ai.
Haliti tha se PDK dhe partitë e tjera duhet të analizojnë mirë pasojat e mundshme të zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe se thelbësore është të themelohen institucionet, pa shkaktuar destabilitet për vendin.
“Unë jam për me i themelu institucionet dhe po besoj që edhe PDK është për me i themelu institucionet. Mendoj se duhet me analizu shumë mirë në qoftë se përshembull PDK bëhet shkaktarë për me shku në zgjedhje te reja a i bie mirë vendit së pari dhe në qoftë se nuk i bie mire vendit duhet me pas parasysh pasojat në zgjedhjet që organizohen të jashtëzakonshme pas vendimit që mund të merret në grup parlamentar ose në kryësi, kjo vlen për të gjitha partitë jo vec për neve. Kemi disa cështje të cilat duhet ti kapërcejmë si Kosovë dhe mendoj se zgjedhje e presidentit të Kosovës ose presidentës, me pajtueshmëri të të gjithëve, dhe me një figurë të pranueshme nga të gjithë me vrejtje të mundshme do të ishte shumë më mirë sesa të shkojmë në variantin në njëfarë mënyrë e majorizimit të votave me kushtet ose e detyrimit moral për të votu dikë që ndoshta nuk është për atë punë”, përfundoi ai.

