Lajme

Haliti kërkon hartimin e rregullores që penalizon ministrat që nuk marrin pjesë në Kuvend

12/07/2017 16:45
nga:A K

Mungesa e ministrave të Qeverisë së Kosovës në seancat e Kuvendit, po i nervozon deputetët.

Këta te fundit vazhdimisht kanë dhënë vërejtje ndaj ministrave që nuk po janë prezentë gjatë seancave plenare.

Kjo ka bërë që nënkryetari i Kuvendit nga PDK, Xhavit Haliti, të propozojë hartimin e një rregullore që i penalizohen ata ministra që nuk marrin pjesë në seanca.

“Kërkojë  që të hartohet një rregullore e re nga deputetët e cila penalizohen ministrat që nuk marrin pjesë në seancë. Kryeministri dhe kabineti duhet të ballafaqohen në Kuvend”, ka thënë Haliti./

12/10/2017 17:55

Gani Dreshaj i sigurt në fitore, ja çka thotë për Haki Rugovën